Jep dorëheqjen infermierja që u kujdes për Boris Johnson: Nuk trajtohem me respekt

Një infermiere që u kujdes për Boris Johnson kur ai ishte i sëmurë rëndë me Covid-19 thotë se ajo ka dhënë dorëheqjen e saj.

Ajo pretendon se nuk është trajtuar me respekt nga qeveria e Londrës duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj mjekëve dhe infermierëve – heronjve të luftës kundër pandemisë.

Në mënyrë të veçantë objektivi është tek propozimi i qeverisë për rritjen me 1 për qind të pagës për personelin shëndetësor. Një propozim që sipas sindikatave është si një shkelm fytyrës. Infermierja kritikoi dhe strategjinë e qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Ne nuk po marrim respektin e duhur, kështu  që unë kam dorëzuar dorëheqjen time, “tha McGee.

Ajo ishte gjithashtu kritike për trajtimin e qeverisë ndaj krizës Covid.

McGee bëri komentet në një dokumentar të Kanalit 4 që do të transmetohet në 24 maj rreth 15 muajve të Covid në Britani,  raporton The Guardian.

SHKARKO APP