Jepet vendimi për “monstrën” që ngriu në frigorifer dy bukuroshet, ja çfarë vendosi gjykata britanike

Është dënuar përjetë sot në Britani një 36 vjeçar, për vrasjen e dy grave, trupat e të cilave u gjetën në një frigorifer ngrirës në apartamentin e tij në lindje të Londrës. Zahid Younis u shpall fajtor për vrasjen e hungarezes Henriett Szucs, 34 vjeçe dhe të nënës së tre fëmijëve Mihrican ‘Jan’ Mustafa, 38 vjeçe.

Gjykata e Southëark në Londër tha se ai duhet të kryejë një minimum prej 38 prapa hekurave. Gratë tragjike u gjetën të vdekura në apartamentin e tij. Zonja Szucs ishte parë për herë të fundit në gusht 2016 ndërsa Mustafa në maj 2018. Trupat e tyre u gjetën në prill 2019në ngrirësen e mbyllur me dryn, teksa insektet kishin mbushur shtëpinë e Younis.

Detektivi Simon Harding tha se autoritetet hapën me forcë ngrirësen dhe zbuluan atë që dukej vetëm si një trup njeriu, por pas ekzaminimeve me rreze X zbuluan trupin tjetër nënë të. Anëtarët e familjes së madhe të zonjës Mustafa kanë qenë prezentë çdo ditë në gjyqin e Younis, i cili nuk ka treguar pendesë duke mohuar vrasjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty u përshkrua nga prokurorët sesi zonja Szucs, si një person që kishte qenë edhe më parë në një marredhënie abuzive, u josh nga Younis dhe nisi ta donte në mënyrën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por ajo nuk ishte asgjë për të përveç një tjetër personi që ai të abuzonte fizikisht e mendërisht, duke gjetur vdekjen 10 muaj pasi e njohur”, tha Harding. Ajo shtoi se Younis ishte dënuar dhe herë të tjera për sulme ndaj partnereve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?