Jetëgjatësia më e lartë në botë është veç në një vend
Jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, është më e larta në botë. Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se mosha mesatare e burrave në Hong Kong është 82 vjeç, ndërsa mosha mesatare e grave është 88 vjeç.
Kjo normë është më e larta krahasuar me vende të tjera si Japonia, Singapori dhe Italia. Kontributi i mirëqenies ekonomike në Hong Kong ndikon në ofrimin e shërbimeve bazë sociale me cilësi të lartë, veçanërisht të kujdesit shëndetësor të disponueshëm në nivele të larta për të gjithë.
Banorët e Hong Kongut ndjekin stile jetese të shëndetshme që përfshijnë ushtrimin e përhershëm, veçanërisht në mëngjes.