Jo gjysma pagash si Rama, ky është gjesti i bujshëm i Erdogan: Sa para do dhurojë për koronavirusin

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka nisur Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Mediat turke bëjnë të ditur se Erdogan ka dhuruar 7 muaj të pagës së tij për të ndihmuar në këtë luftë.

Kështu presidenti është bërë iniciator i Fushatës Kombëtare të Solidaritetit dhe në një video-konferencë i bëri thirrje institucioneve, organizatave dhe njerëzve t’i bashkohen fushatës.

Mediat turke shkruajnë se paga mujore e Erdoganit për vitin 2020 është 81 mijë lira. Për 7 muaj ai do të dhurojë 568 mijë lira turke.

Erdogan ka bërë të ditur se edhe anëtarët e kabinetit në qeveri kanë dhuruar gjithashtu.

Ndërkohë në vendin tonë qeveria vendosi vetëm përgjysmimin e pagave të kabinetit të saj, dhe deputetëve.

SHKARKO APP