Jo kamp për refugjatët, përleshje mes banorëve dhe policisë (FOTO)
Banorët e ishullit Lesbos janë kundër ndërtimit të një qendre të re për strehimin e emigrantëve. Protesta e tyre ka agravuar në përleshje të ashpra me policinë greke. Mbi 500 banorë i prenë rrugën makinerive të rënda që po shkonin të nisnin punimet për qendrën e re për emigrantët, në vendin e caktuar nga autoritetet.
Kampi i ri që po planifikohet të ndërtohet do të jetë i mbyllur dhe do të zëvendësojë të parin në Moria, i cili ishte planifikuar të strehonte 3000 persona dhe brenda tij, kohët e fundit, jetonin 18 mijë.
Autoritetet greke kanë planifikuar të ndërtojnë objekte të mbyllura për emigrantët në ishujt Lesbos, Chios, Samos, Kos dhe Leros, të cilët ndodhet më pranë Turqinë nga ku mijëra persona nisen çdo vit për të arritur Europën.