“Jo më shumë se 4 mysafirë në shtëpi”/ Pas propozimit për masat e reja, 5 pacientë vdesin nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se 5 pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë janë bërë 778 teste dhe kanë rezultuar 177 raste të reja me Covid.

Numri më i madh i infektimeve rezultoi në Shkup- 96, më pas në Tetovë- 19  dhe në Koçan 10. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve shkon në 21113, i të shëruarve 16301, ndërsa i të vdekurve 797.Numri i rasteve aktive është 4015.

Nesër, pritet që të mblidhet qeveria dhe të vendosë se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar do të pranohen dhe cilat do të refuzohen.

E javën e kaluar, Komisioni për Sëmundjet Infektive i propozoi Qeverisë të miratojë:

– Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme.

– Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00.

– Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit.

SHKARKO APP