Jo përmes tamponit/ Klinikat private kryejnë testet ilegale me kosto 100 euro

Në Itali ka nisur të diskutohet për një mundësi të re testimi për koronavirusin e cila po kryhet në fshehtësi në klinika private të paautorizuara nga shteti.

Autorietet përkatëse janë nagazhuar të ndjekin të gjitha klinikat që abuzojnë në kurriz të qytetarëve.

Përfaqësues të shëndetësisë kanë njoftuar se menjëherë pas autorizimit të këtyre testeve serologjike nga strukturat përkatëse, ato do aplikohen tek qytetarët nga institucionet shëndetësore kombaëtare pa asnjë pagesë.

Për momentin mënyra më efikase për testimin e pacientëve është përmes tamponit ndërsa për testet serologjike ka eksperimente në vazhdim dhe mund të jenë të dobishëm në një tjetër fazë.

Megjithatë, në disa ambiente private, testet serologjike të quajtura “të shpejta” u janë ofruar qytetarëve për ditë të tëra.

Madje kundrejt pagesës. Në një klinikë private ambulatore në Romë, testi i gjakut për të zbuluar antitrupat e koronavirusit kushton 100 euro.

Klinika në fjalë ofron teste për koronavirusin duke sqaruar se janë “pak ndryshe” dhe jo përmes tamponit.

Testi kryhet duke vendosur dy pika gjaku në një tabletë nitroceluloze në të cilën prania e antitrupave zbulohet nga shfaqja e një shufre me ngjyrë.

Disa teste duan disa orë për të nxjerrë rezultatet, disa të tjerë vetëm disa minuta.

SHKARKO APP