Jo Pfizer, ky është vendi i parë në Amerikën Latine që miraton vaksinën ruse

Llogaria zyrtare e Sputnik V në Twitter si dhe një deklaratë zyrtare nga Fondi Rus i Investimeve Direkte njoftuan se Argjentina është vendi i parë në Amerikën Latine që miraton zyrtarisht vaksinën e tyre kundër Covid-19.

”Argjentina ishte vendi i parë në Amerikën Latine që regjistroi zyrtarisht Sputnik V. Vaksina u regjistrua nën procedurën e autorizimit të përdorimit emergjent dhe u miratua nga rregullatori, ANMAT, bazuar në rezultatet e provave klinike të Fazës III në Rusi, pa prova shtesë në Argjentina”, thuhej në deklaratën e RDIF.

Sipas autoriteteve kjo konfirmon besimin e lartë në standardet rregullatore ruse dhe Sputnik V. Ministri i Shëndetësisë i Argjentinës, Gines Gonzalez Garcia, njofoi se një fluturim i Aerolineas ka mbërritur në Moskë, ku do të marrë 300,000 dozat e para të vaksinës ruse.

SHKARKO APP