Joe Biden akuzon Departamentin e Mbrojtjes për pengim

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, akuzon Departamentin e Mbrojtjes për sjellje të papërgjegjshme duke mos i dhënë ekipit të tij informacionin e nevojshëm për tranzicionin e pushtetit.

Biden gjithashtu pretendon se agjencitë kryesore për sigurinë e SHBA-së kanë pësuar “dëme të mëdha” nën administratën e Donald Trump. Një zëdhënës i Pentagonit reagoi ndaj këtyre akuzave duke thënë se Departamenti kishte qenë “plotësisht transparent” ndaj kërkesave të ekipit të Biden.

Joe Biden pritet të marrë detyrën më 20 janar, por për javë të tëra pas zgjedhjeve ai u bllokua nga marrja e informacioneve kryesore të inteligjencës, një pjesë thelbësore dhe rutinë e një tranzicioni presidencial.

SHKARKO APP