Joe Biden nis vizitën në Meksikë, diskutim mbi çështjet e emigracionit dhe drogës
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nis sot vizitën e tij të parë zyrtare në Meksikë ku do të diskutoj për çështjen e emigracionit dhe drogës së prodhuar nga kartelet meksikane, drogë e cila përdoret nga miliona njerëz në SHBA.
Sipas mediave të huaja, presidenti po tregon vendosmërinë e tij në këto dy çështje kryesore, mënyrë e cila e bën më të besueshëm për të kandiduar për një mandat të dytë për president.
Në SHBA, janë arrestuar gjithsej 2.3 milion njerëz vetëm në vitin 2022 e pritet që me diskutimet me zyrtarët e Meksikës të zbulohen e të arrestohen edhe persona të tjerë që merren me trafikimin e drogës.