Joe Biden propozon ish-ambasadorin Lu për postin e ndihmësit të Sekretarit të Shtetit

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka propozuar ish-ambasadorin Donald Lu për postin e ndihmësit të Sekretarit të Shtetit për çështjet në vendet e Azisë qendrore dhe të Jugut.

Lajmin për propozimin është bërë publik nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.

“Administrata Biden ka nominuar Ambasadorin Donald Lu për të qenë asistent i Sekretarit të Shtetit për çështjet në vendet e Azisë qendrore dhe të Jugut. Ai aktualisht është ambasador në Republikën e Kirgistanit në të gjitha vendet e Azisë Jugore dhe Qëndrore”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP