Joe Biden thotë se ikën menjëherë nga gara presidenciale nëse diagnostikohej si i sëmurë nga mjekët

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden thotë se ikën nga gara presidenciale 2024 nëse diagnostikohej me “gjendje mjekësore” nga doktorët. Zhvillimi vjen mes rritjes së presionit edhe nga vetë demokratët për largimin e tij. Kur u pyet për arsyet që do ta bënin të tërhiqej nga gara, Biden tha:

“Sikur të kisha ndonjë sëmundje apo gjendje mjekësore, doktorët do të më kishin thënë, ke këtë apo atë problem”, kishte thënë Biden, sipas përmbledhjeve të publikuara. Por ai duket i vendosur të mos tërhiqet teksa dje në Michigan fliste me besim për mbështetësit:

“Unë po kandidoj dhe ne do të fitojmë”, madje shtonte se ishte i vetmi demorkat apo republikan që ka mundur Donald Trump. “Ju më vendosët këtu dhe unë nuk lëviz tashmë”, shtonte ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?