Johnny Depp kërkon ndjesë për shakanë për vrasjen e presidentit Trump
“Dukej qartë se kjo shaka do të ngjallte shumë diskutime”, shtoi ai.
“Meqë ra fjala, kjo shaka do të shfaqet kudo në shtyp, do të jetë e tmerrshme”, shtoi ai.
“Unë kërkoj falje për shakanë e djeshme, një shije vulgare e imja rreth presidentit Trump”, tha Depp në një deklaratë për revistën “People”.
“E thashë pa të keq. Ishin thjesht disa momente zbavitjeje, nuk kisha qëllim të lëndoja njeri”, tha Depp.
Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer u tha gazetarëve në Uashington se “nëpërkëmbja” në shakanë e aktorit Depp dhe thënie të tjera të ngjashme nga persona të famshëm përbëjnë gjithmonë një shqetësim.
“Presidenti e ka bërë të qartë se ne duhet të denoncojmë dhunën në të gjitha format e saj dhe të pajtohemi të gjithë me këtë qendrim”, tha Spicer .
KOHA JONË SONDAZH

