Johnson gati të largohet nga bisedimet e Brexit! Paralajmëron se s’do të nënshkruajë marrëveshje me BE-në

Boris Johnson natën e kaluar sinjalizoi me ngulm se ai është gati të heqë dorë nga bisedimet për Brexit brenda 48 orësh nëse BE nuk heq kërkesat sipas tij “qesharake”, të cilat do të frenojnë pavarësinë e Britanisë së Madhe.

Kryeministri, tani i ka thënë të dërguarit të tij kryesor Lord Frost se ai nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje që lidh Britaninë me ligjet e ardhshme të Brukselit.

Ministrat e kabinetit ishin mbledhur dje pas Johnson, duke këmbëngulur se ai nuk kishte frikë të dilte nga tregu i përbashkët në BE pa një marrëveshje deri në 1 Janar.

Por një dosje e dalë në 34 faqe, e shënuar ‘sekret zyrtar’ dhe e shkruar në shtator, zbuloi se po hartohet një listë për “rastin më të keq” që mund të prekë kombin në rast se do ketë “dalje nga Brexit pa marrëveshje”.

Këtu përfshihet një mungesë e furnizimit me ilaçe dhe karburant, rritje e çmimeve të ushqimeve, rritje e rrezikut të terrorizmit, përplasje me peshkarexhat e BE-së dhe mosmarrëveshje për tarifat kufitare.

Memorandumi tregon se disa ministra të Kabinetit mbeten nervozë për ndikimin e Mosmarrëveshjes në Britani, ndërsa kjo lufton me shkatërrimet ekonomike të shkaktuara gjatë pandemisë. Një burim tregon për Daily Mail se ‘mundësia e kaosit në kufi është nënvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme nëse bisedimet prishen’.

SHKARKO APP