Johnson & Johnson nis shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në Europë

Kompania Johnson&Johnson ka nisur shpërndarjen e vaksinave kundër Covid në Bashkimin Evropian, tha Peter Liese, një ligjvënës i Parlamentit Evropian. Shpërndarja e vaksinave ishte planifikuar në fillim të prillit, por për shkak se pati probleme në prodhimin e tyre, procesi u shty.

Kompania amerikane e ka premtuar se do të furnizojë me 55 milionë doza deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha Komisioneri i Bashkimit Evropian për Industrinë, Thierry Breton. Vaksina e Johnson&Johnson merret me një dozë të vetme dhe është 66 % efektive kundër Covid. Në provat e kësaj vaksine janë përfshirë 44.000 vullnetarë dhe studimet janë kryer në tre kontinente. Kjo është vaksina e katërt që është miratuar nga EMA pas vaksinave: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

SHKARKO APP