Johnson lëshon paralajmërimin urgjent: Britania është në pikun e rrezikut maksimal. Ky është momenti!

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik nga kthimit të tij në punë pasi u trajtua nga Covid-19.

Duke folur në Downing Street në Londër, Johnson tha se Britania po bënte përparim në trajtimin e shpërthimit, me uljen e numrit të pacientëve në spitale dhe se ka shenja të vërteta tani që tashmë po kalohet piku i pandemisë, shkruan CNN.

Covid-19 ka shkaktuar më shumë se 20,000 viktima në vend.

“Nëse ky virus do të ishte një sulmues fizik, një sulmues i papritur dhe i padukshëm, të cilin mund t’ju them nga përvoja personale që është, atëherë ky është momenti kur ne kemi filluar ta luftojmë atë”, tha Johnson.

Por ai paralajmëroi se Britania ishte në një moment të “rrezikut maksimal” pasi njerëzit mund të mos durojnë më masat kufizuese të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit.

Johnson tha se ai kuptonte shqetësimet e sipërmarrësve dhe se pa një ekonomi funksionuese nuk kishte asnjë mënyrë për të financuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në vend.

Por ai tha se nuk do të flakë të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e popullit britanik” dhe të rrezikojë një valë të dytë të sëmundjes duke i hequr kufizimet shumë shpejt.

SHKARKO APP