Jordania dhe SHBA dërgojnë mbi 30 mijë vakte ushqimi me parashuta në Gaza

Jordania tha se dërgimi ajror i së martës në Gazën veriore, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Egjiptin, ishte ndihma më e madhe e furnizimeve me ushqime dhe ndihma për Rripin e Gazës.

Tre avionë të forcave të armatosura jordaneze morën pjesë në operacion, së bashku me tre avionë amerikanë, një egjiptian dhe një francez. Pakot e bashkangjitura me parashutat përfshinin ndihma të ofruara nga Programi Botëror i Ushqimit, thanë forcat e armatosura jordaneze.

Ushtria amerikane tha se më shumë se 36,800 vakte u dorëzuan.

Grupet humanitare kanë mirëpritur çdo ndihmë në territor, ata kanë kritikuar parashutat duke thënë se janë mjet “joefikas”.

Ndërkohë organizatat ndërkombëtare si UNICEF dhe OBSH kanë paralajmëruar për përkqeësim të situatës me urinë.

SHKARKO APP