“Ju kemi gënjyer për 13 vite”, tre gazetarë të Televizionit Shtetëror në Iran japin dorëheqjen
Durimi i gazetarëve në Iran duket se është sosur. Tre gazetarë të Televizionit Shtetëror kanë dhënë dorëheqjen, pasi zbulojnë se diçka që kanë raportuar gjatë karrierës së tyre ka qënë e sajuar dhe aspak e vërtetë.
“Më vjen keq, kam gënjyer për 13 vite. Nuk do të kthehem më kurrë në televizion,” shkruan gazetarja, Gelare Jabbari, me postimin që fshihet nga faqja pas pak orësh.
Të njëjtën gjë bënë edhe Saba Rad dhe Zahra Khatami që tregojnë edhe njëherë se Qeveria Iraniane ka nisur të kontrollojë mediat vendase dhe gjithçka transmetohet te publiku në mënyrë të sajuar.
Të mërkurën, televizioni shtetëror iranian raportoi vdekjen e 80 ushtarëve amerikanë në sulmet iraniane kundër bazave në Irak në përgjigje të vrasjes amerikane të gjeneralmajorit iranian Qasem Soleimani.
Në ditët në vijim, tre gazetarët vazhduan të përsërisin pretendimet se problemet teknike kishin shkaktuar rrëzimin e një avioni pasagjerësh të lidhur me Ukrainën menjëherë pas ngritjes së tij nga Teherani. Asnjë prej tyre nuk ishte e vërtetë dhe këtë e zbulon vendimi i fundit i gazetarëve.
Asnjë trupë amerikane nuk vdiq në sulme dhe Teherani pranoi rrëzimin e avionit, Boeing.
“Reporterët pa Kufij” e quanin Iranin “një nga vendet më shtypëse në botë për gazetarët në 40 vitet e fundit”, me një “kontroll shtetëror të fortë të lajmeve dhe informacioneve. Gazetarët e pavarur në Iran “vazhdimisht i nënshtrohen frikësimit, arrestimit dënimi dhe burgut të gjatë dënimet e shqiptuara nga gjykatat revolucionare në fund të gjyqeve të padrejta, ” pohon organizata.