Juncker: Britania e Madhe do pendohet shumë që po largohet nga BE

Mbretëria e Bashkuar “do të pendohet” për largimin nga Bashkimi Evropian- ishte deklarata e fuqishme e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Duke iu adresuar Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker tha se negociatat për Brexit-in tashmë janë bërë urgjente.

Ai tha se nuk dëshiron që qytetarët e BE-së “të bien viktimë e Brexit-it” dhe shtoi se është e rëndësishme që të sigurohen të drejtat e tyre. “Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t’u larguar nga BE-ja, por secili që e lë BE-në duhet të dijë se çfarë do të thotë kjo. Nëse vendosni të ikni, t’i lini prapa rregullat dhe marrëveshjet e përbashkëta, atëherë duhet të pranoni se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç janë”, tha Juncker.

Ai po ashtu i kërkoi kryeministres britanike, Theresa May, të japë “më shumë qartësi se si Mbretëria e Bashkuar e sheh marrëdhënien e saj të ardhshme me BE-në”. Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në mars të vitit 2019. Ajo e ka marrë këtë vendim në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?