Juncker jo “fanatik i integrimit”, pro planit për kontroll të BE-së nga…

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka plane kontradiktore për të thelluar Integrimin në BE me rolin e një ministri të ri të financave. Franca dhe Gjermania e kërkojnë ta kenë këtë rol, i cili do të nxiste federalizimin e ekonomive bërthamore të bllokut 60-vjeçar.

Juncker la të kuptohet se bashkimi i mëtejshëm është e vetmja mënyrë për të shpëtuar eurozonën e gjymtuar. Veprimi i tij drejt një “bashkimi gjithnjë e më të ngushtë” me krijimin e një ministri të financave të BE-së është një dremitje për Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, të cilët po bëjnë thirrje për rolin që mbron bashkimin e monedhave kundër krizave të ardhshme.

Duke zbuluar planet për të ecur përpara në mungesë të Britanisë së Madhe, Juncker tha: “Është gjithnjë e më urgjente që bashkimi monetar të shoqërohet nga një koordinim më i fortë i politikës ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jean Claude Juncker është i gatshëm të bëjë shenjën e tij në BE, pasi mandati i tij pesë vjeçar si president i Komisionit Europian skadon në vitin 2019 me një masterplan të madh për të rindërtuar bllokun, i lënë pas dore pas vendimit të rëndësishëm të Britanisë për t’u larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha për “Politico” se: “Si Merkel, ashtu edhe Macron dhe të gjithë të tjerët duhet të bien dakord se çfarë mund të jetë sfera e ndikimit të një ministri europian të financave. Ky ministër i financave nuk do të lejohet të ndërhyjë në të drejtën sovrane të parlamenteve sa i përket buxhetit”.

Presidenti këmbënguli se ai nuk është një “fanatik i integrimit”, duke shtuar: “Unë jam shumë në favor të thellimit të Bashkimit Europian dhe në të njëjtën kohë duke respektuar plotësisht interesat e justifikuara kombëtare”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?