Juncker nuk është optimist për negociatat për Brexit-in

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha se duhet të ndodhë “mrekulli” që bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian të përparojnë mjaftueshëm, sa për të hapur negociatat për tregtinë së shpejti.

Juncker pranoi se ka pasur përparim midis dy palëve, por i pyetur nga gazetarët nëse ai ka qenë i mjaftushëm për të bindur BE-në që t’i nisë negociatat për tregtinë në një samit muajin e ardhshëm, ashtu siç do Britania, Juncker tha:

“Në fund të kësaj jave po e them se nuk do të ketë përparim të mjaftushëm deri në tetor – vetëm nëse ndodhin mrekulli”, tha Juncker.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, kryeministrja britanike, Theresa May, tha se është “e kënaqur” me zhvillimet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur në Estoni, ku po ndjek një samit të BE-së për sigurinë, ajo tha se në rrethin e katërt të bisedimeve për Brexit, që ka kryer sot, ka pasur lëvizje në çështjet si të drejtat e qytetarëve.

Britanisë i duhet të largohet nga blloku deri në mars të 2019-ës, ndërkohë që i duhet të negociojë kushtet për tregti pas kësaj periudhe.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?