Ka Covid-19 erë? Po dhe qentë mund ta nuhasin atë

Qentë kanë një nuhatje të pakonkurueshme. Nuhatja e tyre vlerësohet të jetë të paktën 10,000 herë më e fortë se e njerëzve. Kjo aftësi e jashtëzakonshme e tyre është përdorur jo pak herë nga njerëzit, të cilët i kanë stërvitur qentë për të gjetur lëndë narkotike, trupa të dekompozuar por jo vetëm. Qentë mund të stërviten për të zbuluar Covid-19 duke nuhatur djersën e njeriut.

Në Britani janë një skuadër qensh që po trajnohen për të kuptuar nëpërmjet nuhatjes, nëse një person është ajo jo i infektuar, edhe nëse nuk kanë asnjë simptomë. Vetë viruset nuk kanë një aromë, e as Covid-19, por sipas studiuesve njerëzit që janë mbartës të viruseve, prodhojnë një aromë specifike. Njerëzit e përhapin aromën nëpërmjet djersës në lëkurë dhe qentë do të trajnohen për të gjetur pikërisht këtë aromë.

Studiuesit morën mostra djerse nga sqetullat e një totali prej 177 pacientësh nga katër spitale në Paris dhe një në Beirut, 95 kishin rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa 82 kishin rezultuar negativë. Ishte e rëndësishme që të dy mostrat negative dhe pozitive të vinin nga të njëjtat spitale në mënyrë që qentë të mos dallonin erën e ndryshme të spitaleve, sipas studiuesëve.

Duke përdorur disa nga mostrat e djersës, ata trajnuan 14 qen që kishin punuar si qen zbulues, qen kërkimi dhe shpëtimi ose qen zbulues të kancerit të zorrës së trashë për të marrë pjesë në studim. Shkencëtarët besojnë se qentë marrin një aromë specifike të prodhuar nga përbërje organike të paqëndrueshme që gjenerohen nga substanca të prodhuara nga replikimi i virusit që i shpëtojnë trupit përmes djersës.

SHKARKO APP