Ka Covid-19, reagimi i parë nga Melania Trump: Lutjet e mia shkojnë për të sëmurët
Lajmi se çifti presidencial është prekur nga virusi vdekjeprurës është marrë vesh në të gjithë botën. Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka reaguar për herë të parë që pas lajmit që doli pozitive.
Teksa ka falënderuar për lutjet dhe mbështetjen, zonja e parë thotë se ndihet mirë. “Familja ime është mirënjohëse për ju për të gjitha lutjet dhe mbështetjen tuaj. Unë ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi”, tha ajo përmes një postimi në Twitter.
“Lutjet e mia shkojnë për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të prekur nga virusi”, përfundon Melania.
My family is grateful for all of the prayers & support! I am feeling good & will continue to rest at home. Thank you to medical staff & caretakers everywhere, & my continued prayers for those who are ill or have a family member impacted by the virus.
— Melania Trump 45 Archived (@FLOTUS45) October 5, 2020