Ka keqpërdorur fondet, merret në pyetje Ivanka Trump

Vajza e presidentit aktual të SHBA, Ivanka Trump, u mor në pyetje si pjesë e një procesi gjyqësor që po shqyrton pretendimet për keqpërdorimin e fondeve në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump katër vite më parë.

Sipas Reuters, në padinë e ngritur në janar të këtij viti, prokurori Racine ka thënë se biznesi i pasurive të patundshme të Donald Trump dhe subjekte të tjera kishin keqpërdorur fonde të dhuruara nga organizata jofitimprurëse, për të pasuruar familjen e tij.

Sipas padisë një korporatë jofitimprurëse e përjashtuar nga taksat, e quajtur “Komisioni i 58-të Përurues Presidencial”, bashkëpunoi me familjen e Trump për të paguar shuma të mëdha për aktivitete të organizuara në hotelin “Trump International” në Uashington.

Bëhet e ditur se organizata jofitimprurëse pagoi më shumë se 300,000 dollarë për një pritje private në hotelin Trump për tre fëmijët e presidentit, Donald Jr, Ivanka dhe Eric, në mbrëmjen e inaugurimit të 20 janarit 2017.

SHKARKO APP