“Ka përmirësuar performancën”, Trump sfidon Biden që të bëjë testin për drogë para debatit

Presidenti amerikan Donald Trump e ka sfiduar konkurrentin e tij demokrat që t’i nënshtrohet testit për drogë para debatit të tyre të parë muajin e kaluar.

Trump u shpreh për Uashington Examiner se ka vënë re një përmirësim të papritur të performancës së Joe Biden në debatet e tij televizive.

Presidenti amerikan nuk ofroi të tregonte ndonjë provë se rivali i tij mund të jetë duke përdorur narkotikë, por shtoi “unë jam shumë i mirë në këto gjëra.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Biden dhe Trump do të kenë tre debate përpara zgjedhjeve të tre nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë që Trump hedh akuza të tilla ndaj kundërshtarëve të tij.

Në vitin 2016, ai deklaroi se rivalja e tij e atëhershme demokrate, Hillary Klinton, merrte drogë përpara debateve të tyre dhe e sfidoi atë të bënte po ashtu testin përpara takimit të tyre të fundit “live” në televizion.

Ekipi i Clinton nuk e mori parasysh sfidën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?