Kabllogrami i DASH: Shmangni udhëtimet e panevojshme drejt Jeruzalemit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur këtë të mërkurë një kabllogram drejtuar të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anembanë botës, ku iu kërkohet zyrtarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jeruzalemit apo Bregut Perëndimor deri më 20 dhjetor.

Lajmi publikohet nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila ka mundur të disponojë një kopje të kabllogramit.

“Ambasada e Tel Avivit dhe Konsullata e Përgjithshme e Jeruzalemit u kërkon vizitorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jeruzalemit apo Bregut Perëndimor, nga data 4 dhjetor deri më 20 dhjetor 2017”, thuhet në kabllogramin e publikuar pak minuta më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kabllogram, megjithatë, nuk specifikohet arsyeja e kësaj kërkese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, një gjë e tillë është fort e kuptueshme që mund të ketë lidhje me tensionimin e situatës në Lindjen e Mesme, pasi brenda pak minutash presidenti Donald Trump do të mbajë një fjalim ku do të njohë zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Fjalimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë do të pasohet nga një tjetër fjalim i kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Javanews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?