Kadyrov kërcënon Europën: “Mjafton urdhri i Putinit”!

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin lidhur me gatishmërinë e Rusisë për t’u përballur me Evropën, nëse kjo e fundit do të niste një konflikt të armatosur.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Kadyrov theksoi se forcat çeçene kanë nevojë vetëm për një urdhër nga Moska për t’u përfshirë menjëherë në çdo përballje të mundshme. “Ne, sigurisht, nuk do të hezitojmë, Vladimir Vladimirovich. Ne po presim urdhrin. Gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe padyshim jo në favor të atyre që zgjedhin të nisin një luftë kundër Rusisë. Kam vetëm një pyetje, Vladimir Vladimirovich: nëse fillon lufta, a nuk do të ofendohesh nëse ata fillojnë menjëherë të kërkojnë falje vullnetarisht?”, shkroi Kadyrov në Telegram.

Deklaratat e tij erdhën pas fjalimit të Putinit në Forumin e Investimeve në Moskë, ku presidenti rus theksoi se Rusia “nuk po përgatitet të shkojë në luftë me Europën”, por është “plotësisht e gatshme” të reagojë menjëherë nëse shtetet europiane nisin një konflikt. Putin paralajmëroi se Evropa duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat, duke përsëritur narrativën se “Perëndimi vazhdon të kërcënojë Rusinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtyre deklaratave, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte reagoi duke theksuar se aleanca mbetet plotësisht e përgatitur për të mbrojtur çdo vend anëtar. Ai deklaroi se NATO nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj territorit të saj dhe se siguria kolektive është e panegociueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?