Kafshon baterinë për të provuar nëse është origjinale, i shpërthen në gojë
Ky është momenti shokues kur një bateri e vjetër Iphone shpërtheu në gojën e një të riu që e kafshoi për ta provuar nëse ishte origjinale. Bateria shpërtheu në flakë në një treg elektronik në Kinë.
Konsumatori, i cili mesa duket ishte me gruan ose të dashurën insistonte të kontrollonte gjendjen e baterisë dhe vendosi që ta kafshonte nëse ishte origjinale apo e rremë. Video e shkurtër tregon momentin djalin që po vendoste baterinë midis dhëmbëve duke e kafshuar, gjë që bëri që paisja të merrte flakë në gojën e tij.
Ai e lëshoi menjëherë dhe qëndron i tronditur. Për fat të mirë nuk pësoi asnjë lëndim gjatë incidentit dhe është ende e paqartë se pse bateria shpërtheu.
KOHA JONË SONDAZH

