Kajana: “5 Yjet”, favorit absolut për të qenë partia e parë
Për bublicistin Gjergji Kajana Lëvizja ” 5 Yjet” është favorite që të dalë forca e parë në zgjedhjet e parakoshshme në Itali.
Gjergji Kajana: Italianët janë të gatshëm t’i japin “5 Yjeve” tashmë një shumicë parlamentare shumë të qartë. Kjo sepse “5 Yje” janë pjesë e një vale anti-sistem populiste që po përfshin disa vende të Europës dhe SHBA dhe i mëshojnë fortë idesë se kriza sociale italiane kërkon një zgjidhje të re. Kjo zgjidhje e re janë lëvizja “5 Yjet” të cilët sipas sondazheve janë partia e parë me 30% dhe kanë pikë të fortë të programit të tyre luftën ndaj korrupsionit dhe demokraci direkte. Janë favoritë absolutë për të qenë partia e parë sipas të gjitha sondazheve që u mbyllën para dy javësh.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Kajana tha se ka shumë mundësi që parlamenti i ardhshëm italian mund të jetë një parlament i varur.
Gjergji Kajana: Është shumë i mundur një parlament i varur, ndërkohë që skenari më i mundur është që Presidenti i Republikës do vlerësojë në autonomi të plotë sipas bindjeve të veta se cili prej tre koalicioneve kryesore, e majta, 5 Yjet ose e djathta kanë mundësi të formojnë një qeveri. Ka mundësi që ai ti japë detyrën e kryeministrit personin që mund të vijë nga koalicioni i djathtë që mund të jetë Salvini ose Tajani, por ka mundësi që tja japë pak të majtës. Mund të kemi një parlament të varur, mund të kemi një shumicë shumë të vogël në numrin e deputetëve dhe më pas qeveria mund të jetë e varur nga pak vota.
Kajana mendon se në kushtet aktuale ku ndodhet Italia vazhdimi i koalicionit europeist do të ishte alternativa më e mirë.
Gjergji Kajana: Altërnativa më favorite në këto kushte për Italinë për mendimin tim do ishte vazhdimi i një koalicioni me europeistë që do përfshinte Partinë Demokratike të Renzit dhe Fozza Italia të Berlusconit. Berlusconi ka aleatë dy parti që janë më populiste dhe janë më afër “5 Yjeve” dhe mbase nuk do pranonin të bashkëpunonin, dhe atëhere do të duhet të mblidheshin “Forza Italia”, Partia Demokratike dhe një koalicion tjetër deputetësh për të bërë një qeveri të mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

