Kajro, drejt takimit historik mes Papa Françeskut dhe Bertolomeut

Bartolomeo I e Papa Françesku mund të takohen në Kajro, në Universitetin e Al Azharit me 28 prill. “Unë dhe Papa jemi takuar deri tani 6 herë dhe kam marrë pjesë në betimin e tij në mars 2013”, – kujton Patriarku Ortodoks.

Nëse Patriarku dhe Papa do të jenë së bashku me Myftiun e Madh al-Tayeb, në Al Azhar, eventi i vizitës së Atit të Shenjtë do të marrë një karakter akoma më historik se sa është në të vërtetë.

Dy krerët e Kishave Perëndimore dhe Lindore, kanë si qëllim t’i japin një sinjal të fortë bashkimit të të krishterëve koptë, të cilët në Egjipt në të dielën E Palmave, u goditën nga dy atentate të dhunshme me dhjetëra të vdekur, që u morën përsipër nga ISIS-i në Tanta dhe Aleksandri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne ortodoksët, – kujton Bartomoleu, – njohim Zotin triumfues dhe atë të vuajtur. Ky është pikërisht vizioni ynë i Ringjalljes dhe i sigurisë për paqe përballë persekutimeve ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme, por edhe në shumë vende të tjera të botës, në Europë, në Afrikën e Veriut dhe në Azi. Krishti ka premtuar se nuk do t’i lërë te vetëm dishepujt e tij dhe se do të qëndrojë me ne”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?