Kaliforni, Boeing 747 fluturon mbi flakë, ky është avioni kundër zjarreve më i madh në botë

Autoritetet amerikane kanë përdorur avionin kundër zjarreve më të madh në botë për të shuar zjarret që kanë përfshirë pjesën më të madhe të zonës së verërave.

Një zonë që shtrihet në Veri-Perëndim të Sacramentos, kryeqytet i Kalifornisë.

Evergreen Supertanker ka bërë 6 fluturime në zonën e Napas dhe Sonoma, zonat më të goditura të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Supertanker është një Boeing 747, i cili mund të transportojë 75 mijë litra ujë dhe lëndë për shuarjen e zjarreve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai mund të furnizohet për 30 minuta dhe mund të mbulojë një distancë pothuajse një mijë kilometra.

Përpara se të përdorej për të shuar zjarret në Veri në Kalifornisë, mjeti është përdorur në operacione të ngjashëm në Kili, Izrael, Spanjë dhe Meksikë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?