Kalifornia mbyll plazhet – Qytetarët në protestë, kërkojnë heqjen e masës kufizuese
Protestuesit në Kaliforni u mblodhën ditën e premte në protesta kundër guvernatorit Gavin Newsom duke kërkuar të mos ketë kufizime për të frekuentuar plazhet. Guvernatori urdhëroi së fundmi mbylljen e plazheve duke e argumentuar këtë me faktin se frekuentimi i plazheve mund të favorizojë përhapjen më të shpejtë të virusit, duke zhbërë kështu përpjekjet e miliona amerikanëve të tjerë të cilët në këto ditë izolimi u janë bindur urdhrave të autoriteteve për të qëndruar në shtëpi.
Por duket se urdhri i ri për të ndaluar plazhin ka indinjuar shumë banorë të Kalifornisë. Ndër të tjera, guvernatori u shpreh se shteti i Kalifornisë është vetëm disa ditë larg eleminimit të disa masave shtrënguese, por se ndërkohë qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet t`i binden direktivave të autoriteteve.