“Kam ëndrra dhe ide”, letra rrëqethëse e gjetur pas tragjedisë

“Nuk i përshkruaj dot ndjenjat e mia. Jam shumë i lumtur. Kam shumë plane dhe ide”. Kjo është një letër prekëse e gjetur mes rrënojave të kullës “Grenfell” në Londër pas zjarrit të fuqishëm që shkrumboi ndërtesën 27-katëshe.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se letra është shkruar nga një fëmijë i vogël, që në fund të sa nënshkruante mr. Vellow. Ai shpjegon se është i lumtur dhe se ka ëndrra dhe plane.

Ende nuk dihet nëse vogëlushi që ka shkruar këtë letër ka shpëtuar apo jo nga zjarri i fuqishëm. Më shumë se 600 persona u detyruan të braktisin mes frikës godinën teksa digjej, ndërsa 17 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 75 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spital, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rëndë. Shumë të tjerë rezultojnë të humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani autoritetet thonë se shkaku i zjarrit ka qenë një frigorifer që ka shpërthyer rreth orëve të para të mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?