”Kam takuar Ronaldon”, Trump në Bordin e Paqes: FIFA ka mbledhur miliarda dollarë për një projekt në Gaza
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbledhur Bordin e parë të Paqes në Uashington. Ndër të tjera Trump tha se në këtë Bord është bashkuar edhe FIFA, që sipas tij ka mbledhur miliarda dollarë për një projekt në Gaza. ”Dua të them se FIFA duhet të mbledhë miliarda dollarë për projektet në Gaza, yje të mëdhenj të futbollit, kam takuar edhe një nga futbollistët e mëdhenj, Cristiano Ronaldon. Do të sjellim futbollistë në Gaza. Edhe Gianni na është bashkuar. Ai është shumë i zgjuar. Faleminderit Gianni”, u shpreh Trump.
KOHA JONË SONDAZH

