Kamala Harris, zv.presidentja e re e SHBA-së që ribëri historinë amerikane
Mbrëmja e djeshme shënoi një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë amerikane. U betua Presidenti i 46-të i SHBA-së, z. Joe Biden dhe zv. Presidentja e 49-të, zonja Kamila Harris. Betimi dhe cermonia e betimit u bënë në një periudhë mjaft të vështirë për kombin amerikan, për shkak të kontestimit të zgjedhjeve nga ish Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nga ngjarjet tragjike që ndodhën më 6 janar 2020 ku u sulmua dhe u pushtua Kapitoli nga mijra protestues të armatosur gjatë kohës që po bëhej çertifikimi i zotit Joe Biden si President dhe i zonjës Kamala Harris si zv. Presidente.
Në mbrëmjen e djeshme, Harris u betua si zv. Presidente e Amerikës në ceremoninë që u mbajt në ambientet e jashtme të Capital Hill para se Joe Biden të bënte betimin e detyrës si presidenti i 46-të i SHBA-së. Gjatë betimit, ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj. Ajo u betua si zv. Presidente e 49 e Amerikës, pasi ajo dhe Biden fituan zgjedhjet Presidenciale që u zhvilluan në nëntor të 2020-ës, zgjedhje që do të mbahen mend si zgjedhjet presidenciale më të debatuara dhe më të kontestuara në historinë e Amerikës. Ata u zhvilluan në një atmosferë mjaft të vështirë, përshkak të krizës shëndetësore nga koronavirusi Covid-19 dhe nga situata e ndezur politike midis demokratëve dhe republikanëve të ish Presidentit amerikan, Donald Trump. Situata politike u agravua akoma më shumë pas fitores së zgjedhjeve nga Biden dhe Harris. Trump dhe republikanët, sfiduan rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar mashtrim të votuesve. Ndonëse u ngritën një numër procesesh gjyqësore, asnjë provë nuk u sigurua për të mbështetur pretendimet dhe shumica e çështjeve u hodhën poshtë. Gjatë kësaj kohe, Biden dhe Harris bënë agjendën e punës së tyre dhe përzgjodhën stafin. Nga fillimi i dhjetorit, të gjitha shtetet kishin çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve dhe procesi më pas u zhvendos në Kongres për çertifikimin përfundimtar. Mes thirrjeve të përsëritura të Trump për republikanët për të përmbysur zgjedhjet, një grup anëtarësh nga Kongresi, i cili përfshinte veçanërisht senatorët, Josh Hawley (Misuri) dhe Ted Cruz (Teksas), njoftuan se ata do të sfidonin zgjedhësit e shteteve të ndryshme. Më 6 janar 2021, ndërsa senatorët ishin mbledhur në Kapitol për të çertifikuar Joe Biden si President të 46 -të SHBA-së dhe Kamala Harris si zv. Presidente, një turmë e madhe e armatosur sulmuan Kapitolin, dhe u futën brenda zyrave të ndërtesës, por, ndërkohë senatorët ishin larguar nga rojet e Sigurisë. Nga përplasja midis policisë dhe protestuesve humbën jetën katër persona, midis tyre një grua, mbështetëse e ish Presidentit Trump. Pas disa orësh, ndërtesa u sigurua nga Garda dhe Biden dhe Harris u çertifikuan përfundimisht si fitues të zgjedhjeve të 2019-ës. Harris denoncoi rrethimin që shumë besuan se ishte nxitur nga Trump, si një “sulm” ndaj demokracisë së Amerikës. Më 18 maj ajo u dorëhoq zyrtarisht nga Senati dhe dy ditë më vonë, mes një pranie të pabesueshme të sigurisë, u betua si nënpresidente e SHBA-së.
KAMALA, THYERSJA E SHUMË TABUVE NË HISTORINË AMERIKANE
…Frymëzuese, sharmante, elokuente dhe shumë ambicioze. Kështu formësohet portreti i zëvendës Presidentes së re të SHBA-së, Kamala Harris. Nga mbrëmja e djeshme, ajo është zyrtarisht zëvendëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe zëvendëspresidentja e parë grua. Ajo do të jetë tashmë një fytyrë e re dhe historike në politikën amerikane. Ajo është femra që bën histori sa herë shfaqet në skenë. Nga dje, ajo nuk është, vetëm numri dy i SHBA-së dhe krahu i djathtë i Presidentit të 46-të të SHBA, Joe Biden, por edhe një nga dyshet presidenciale që kanë fituar më shumë vota popullore në historinë e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Gjithashtu, është femra që ka bërë shumë histori dhe ka thyer shumë tabu në Amerikë. Kamala u betua si zv.Presidentja e parë grua e SH.B.A-ve, e para me ngjyrë dhe e para aziatiko-amerikane, duke përsëritur suksesin e z. Barack Obama, si i pari President me ngjyrë në historinë e SHBA-së. Në vitin 2010, Harris u bë femra e parë dhe afrikano-amerikania e parë që shërbeu si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë (2011-2017), shteti më i populluar i Amerikës. Në vitin 2016, ajo u bë gruaja e parë indiano-amerikane që u zgjodh në Senatin e Shteteve të Bashkuara (2017-2021). Në gusht të vitit 2020, kandidati për President i nominuar nga Partia Demokratike, Joe Biden e zgjodhi Harris, si zëvendës të tij, duke u bërë kështu, gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e parë aziatiko-amerikane, kandidate si zëvëndëspresidente në një parti të madhe politike. Harris është 58 vjeç dhe anëtare e Partisë Demokratike. Është edhe autore dy librave: “Të vërtetat që ne mbajmë: Një udhëtim amerikan” (janar 2019) dhe “Smart on Crime” (2009, me Joan O’C. Hamilton), i konsideruar si një model për t’u marrë me problemin e recidivizmir penal.
NGA FËMIJË EMIGRANTËSH NË POSTIN E DYTË MË TË LARTË TË AMERIKËS
Kamala Harris u lind dhe u rrit në Kaliforni. Ajo lindi më 20 tetor 1964 në Oakland në një familje emigrantësh. Babai i saj jepte mësim në Universitetin e Stanfordit dhe nëna e saj, vajza e një diplomati indian, ishte një studiuese e kancerit. Motra e saj e vogël Maya, më vonë u bë avokate e politikave publike. Familja e Kamalës u largua nga India dhe u vendos në Amerikë për të siguruar një ardhme më të mirë për dy vajzat, pa e menduar as edhe në ëndrrën më të bukur se më 20 janar 2021, njëra nga dy vajzat e saj, pikërisht Kamala, do të zgjidhej nga shumica e amerikanëve në postin e dytë më të lartë politik të shtetit më të fuqishëm dhe më të madh të globit.
Kamala është diplomuar shkëlqyeshëm për Shkenca Politike dhe Ekonomi (BA, 1986) në Universitetin Howard, një universitet historikisht për njerëzit me ngjyrë në Uashington. Gjatë periudhës së studimeve në këtë universitet, ajo u bashkua me Alpha Kappa, Alpha Sorority Inc. dhe formoi vizionin e saj politik. Krahas diplomës së Universitetit të Howard-it, ajo ka dhe një diplomë juridike (1989) nga Kolegji Hastings. Më 2014 u martua me avokatin e njohur Douglas Emhoff.
HARRIS, NJË YLL NJË NGJITJE DHE NJË METEOR NË SHKËLQIM QË NGA VITI 2012
Në gjithë historinë e jetës së saj të deritanishme, Kamala Harris paraqitet si një femër mjaft kurajoze dhe shumë kërkuese. Brenda një periudhe shumë të shkurtër, ajo ka krijuar një karrierë brilante. Duke qenë nxënëse dhe studente e shkëlqyer, edhe ambicjet e saj kanë qenë të mëdha. Kamala ka qenë gjithmonë në kërkim të suksesit. Edhe nëna e saj, duke parë karakterin e fortë të dy vajzave të saj, i konsideroi Kamala-n dhe Maja-n, si gra të forta dhe të vetëdijshme për identitetin dhe jetën e tyre. Në lidhje më nënën e saj, Kamala thotë: “Nëna ime më shihte dhe më thoshte: -Kamala, ti mund të jesh e para në shumë gjëra që do bësh, por sigurohu të mos jesh e fundit.” Sukseset e njëpasnjëshme në karrierë të Kamala-s i dhanë të drejtë nënës së saj. Tashmë, ajo është numri dy i Amerikës dhe ndofta, jo shumë larg mund ta shohim si gruan e parë Presidente në historinë e SH.B.A-së, pasi intelegjenca dhe egoja politike nuk i shterojnë kurrë. Harris është si një gurrë e pashtershme që gjithmonë nxjerr ujë të pastër dhe të kristaltë.
Suksesin e parë të madh në karrierë, ajo e pati në vitin 2010 kur u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, post që mbajti deri në vitin 2017, duke u bërë kështu bërë femra e parë dhe afrikano-amerikania e parë në këtë post kaq të lart publik në SHBA..
Krahas rezultateve të shkëlqyera si Prokurore e Kalifornisë për dy mandate radhazi, Kamala, u shqua edhe si një oratore e zjarrtë dhe elokuente e Partisë Demokratike. Në vitin 2012, ajo mbajti një fjalim të paharrueshëm në Konventën Kombëtare Demokratike duke ngritur profilin e saj kombëtar. Ajo u konsiderua një yll në rritje brenda Partisë Demokratike dhe u rekrotua për të kandiduar për vendin e Senatit në SHBA të mbajtur nga senatorja Barbara Boxer, e cila po dilte në pension. Kandidaturën si senatore e re e Kalifornisë, Harris e hodhi në fillim të vitit 2015. Gjatë fushatës ajo bëri thirrje për imigracion dhe reforma në drejtësinë penale, rritje në pagën minimale dhe mbrojtje të të drejtave riprodhuese të grave. Ajo lehtësisht fitoi zgjedhjet 2016. Kur ajo mori detyrën në janar 2017, u bë indiano-amerikania e parë në Senat dhe gruaja e dytë me ngjyrë në historinë e Senatit Amerikan. Ajo shërbeu si në Komisionin e Zgjedhjeve të Inteligjencës, ashtu edhe në Komisionin Gjyqësor. U bë e njohur për stilin e saj prokurorial të pyetjes së dëshmitarëve gjatë seancave, të cilat tërhoqën kritika dhe ndërprerje të herëpashershme nga senatorët republikanë. Ajo tërhoqi vëmendjen e veçantë për pyetjet e saj drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të SH.B.A, Jeff Session, i cili po dëshmonte para Komitetit të Intelegjencës për pretendimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane 2016, ndërkohë më parë i kishte bërë thirrje për dorëheqje.
HARRIS, NJË KANDIDATE DINJITOZE PËR PRESIDENTE NË ZGJEDHJET E ARDHSHME
Duke qenë një oratore e lindur dhe një politikane ambicioze, ajo po konsiderohet nga mjaftë analistë politikë, si kandidatura më e mundshme dhe më dinjitoze e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen pas pesë vitesh. Presidenti aktual, Joe Biden, është Presidenti më i vjetër në historinë e SH.B.A-së dhe ka shumë mundësi që në zgjedhjet e ardhshme të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë duke i’a lënë stafetën, pikërisht zëvendësit të tij aktual, Kamala Harris. Joe Biden shërbeu për 10 vite si zv.Preisdent i ish Presidentit Barak Obama, ndërkohë edhe disa president të tjerë të njohur të Amerikës, si Xhorxh Bush, para se të zgjidheshin në postin e Presidentit të Amerikës kanë qenë zv.Presidentë.
Ambicjen për postin e Presidentit të SH.B.A-së, Kamala Harris e pati shprehur edhe në këto zgjedhje presidenciale. Pak kohë pas botimit të librit të saj me kujtime “Të vërtetat që ne mbajmë: Një udhëtim amerikan” (janar 2019), ajo njoftoi se po kërkonte nga demokratët nominimin si kandidate në zgjedhjet presidenciale të 2019-ës. Që nga fillimi, ajo u pa si një nga pretendentët kryesorë. Ajo tërhoqi vëmendje të veçantë kur, gjatë një debati primar që pati me kandidatin, Joe Biden mbi kundërshtimin ndaj autobuzëve në shkollë në vitet ‘70 dhe ‘80-të, përpos shumë temave të tjera të lidhura me garën brenda Partisë Demokratike. Deri në shtator 2019-ës, mbështetja e saj u rrit shumë, por më pas ra gradualisht. Në dhjetor 2019, ajo u largua përfundimisht nga gara nominuese. Edhe pas tërheqjes nga gara, Harris mbajti një profil të lartë publik dhe u bë nga nga një avokatët kryesor për reformën në drejtësinë shoqërore pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq nga dhuna e një polici gjatë një arresti për falsifikimin e një prerjeje 20 euroshe. Këto përpjekje të Harris, bënë të heshtnin disa që kishin kritikuar mandatin e saj si Prokuror i Përgjithshëm, duke pretenduar se ajo kishte dështuar të hetojë akuzat e sjelljes së keqe të policisë. Kur padrejtësia racore u bë një nga çështjet kryesore në Amerikë, shumë demokratë i bënë thirrje Joe Biden, i nominuari i Partisë Demokratike për të zgjedhur si partnere të tij, një grua afrikano-amerikane, pasi rriteshin shanset e tij për t’u zgjedhur. Nisur nga reputacioni i lartë i Harris në publik dhe nga aftësitë e saj drejtuese, intelektuale dhe oratorike, Joe Biden e zgjodhi atë si zëvendësin e tij në gusht, duke e quajtur “një nga nëpunësit më të mirë publik të vendit”. Pas pranimit të Konventës Kombëtare Demokratike, Harris tha: “Fakti që jam këtu sonte është një dëshmi e përkushtimit të brezave para meje”. Ajo përmendi gra të tilla si Konstance Baker Motley, Fannie Lou Hamer dhe Shirley Chisholm AJ dhe shtoi: “Gratë dhe burrat që besuan kaq ashpër në premtimin e barazisë, lirisë dhe drejtësisë për të gjithë.”