Kambana e Katedrales së Notre Dame do të tingëllojë sërish
Në këtë pikë të pandemisë, nga Franca vjen një lajm i mirë. Një vit pasi Katedralja e famshme e Notre Damit në Paris u përfshi nga zjarri i tmerrshëm që e shkrumboi pothuaje të tërën, kambana e saj do të dëgjohet të bjerë sërish, këtë të mërkurë në mbrëmje në shenjë kujtimi.
Presidenti francez Emmanuel Macron, nëpërmjet një mesazhi përsëriti premtimin e tij për restaurimin e saj brenda një periudhe pesë-vjeçare. “Restaurimi i Notre Dame është një simbol i rezistencës së popullit tonë, i aftësisë për të kapërcyer vështirësitë dhe për t’u shëruar”.
Ditën e sotme Kambana do të bjerë në orën 20:00, në të njëjtën orë kur të gjithë parizientët do të duartrokasin nga dritaret dhe ballkonet e tyre në shenjë solidariteti me stafin mjekësor, të cilët çdo ditë po rrezikojnë jetën e tyre për të trajtuar pacientët me Covid-19.