Kambanë alarmi në Mesdheun Lindor! / Macron për herë të parë del me mesazhin e fuqishëm në turqisht
Më 24-25 shtator në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE) ku Mesdheu Lindor do të jetë në mesin e pikave të rendit të ditës.
Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter ka bërë një postim në turqisht dhe një deklaratë lidhur me tensionet në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency. “Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron në postimin e tij.