Kamera të fshehta në banjo dhe dhomë për të përgjuar vajzat qiramarrëse, historia e manjakut 64-vjeçar

Një 64-vjeçar në Milano, Itali, i cili kishte vendosur kamera të fshehta në shtëpinë e tij për të përgjuar vajzat e reja të cilave ua kishte dhënë me qira, u dënua me kusht nga gjykata italiane.

HISTORIA

Duke vendosur mikro-kamera të fshehura në dhoma, përfshirë banjën, i akuzuari për “ndërhyrje të paligjshme në jetën private”, e kishte kthyer banesën e tij në një lloj Big Brother (shqetësues)  për një grup vajzash që e kishin marrë me qira.

Natyrisht, pa e ditur qiramarrësit, ai i kishte mbushur dhomat me kamera, duke arritur të filmonte të paktën tre të reja në momente intime.

Gjithçka u denoncua nga dy qiramarrës të tjerë, të cilët në mënyrë të rastësishme vunë re kamerat në shtëpi. Në veçanti, një ngaa vajzat kishte vërejtur praninë e një mikro kamera të fshehtë, të instaluar pas një fabrike të rreme të pozicionuar në kabinet pranë pasqyrës në banjë, shkruan “MilanoToday”, përcjell Ora News.

Duke kontrolluar, vajza kishte zbuluar edhe një kamerë në dhomën e saj të gjumit të fshehur me sveshjeve dhe që kishte në fokus shtratin.

SHKARKO APP