Kamionët me ndihma mbërrijnë në vendkalimin Egjiptit

Burimet për BBC kanë bërë me dije se kamionët e ndihmave qëndrojnë në radhë në vendkalimin e Egjiptit në Gaza përpara pauzës së luftimeve.

Gjatë muajit të kaluar, Izraeli ka lejuar 1,399 kamion-ngarkesa me furnizime humanitare të hyjnë në Gaza përmes Egjiptit. Para luftës, mesatarja mujore ishte më afër 10,000, sipas OKB-së.

Si pjesë e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit gjatë natës, një numër më i madh kamionësh që transportonin ndihma jetike do të lejohen të hyjnë në territor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet e dërguara sot tek ne në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah në Gaza tregojnë se po përgatitet që ky proces të fillojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?