Kanadaja shtyn me 1 muaj kufizimet për COVID-19: Deri më 30 shtator kufijtë mbyllur, kush kthehet, në karantinë
Kanadaja do të mbajë mbyllur edhe për 1 muaj kufirin. Ministri për Sigurinë Publike, Bill Blair bëri të qartë se deri më 30 shtator s’ka kufij të hapur, si dhe edhe qytetarët apo banorët e përhershëm që lejohet të hyjnë dhe do të kthehen gjatë kësaj periudhe nga vendet e tjera duhet të karantinohen për 2 javë.
Kjo masë e Kanadasë është në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID-19, teksa mijëra shqiptarë jetojnë në shtetin verior të Amerikës së Veriut shumë prej të cilëve janë banorë të përhershëm apo dhe me nënshtetësi kanadeze.
STATUSI NGA BILL BLAIR
Qeveria jonë po shyn kufizimet ekzistuese të udhëtimit ndërkombëtar në Kanada me një muaj – deri më 30 shtator 2020 – për të kufizuar përhapjen e COVID-19 në komunitetet tona
Qytetarët kanadezë dhe banorët e përhershëm që kthehen në Kanada do të vazhdojnë t’u nënshtrohen masave të rrepta të karantinës. Përjashtimet dhe detajet e tjera mund të gjenden këtu: https://canada.ca/en/public-health/services/diseases/2019-novel-coronavirus-infection/latest-travel-health-advice.html