Kanali i Suezit u bllokua nga mallkimi i faraonit
Egjipti ështlë përfshirë në një seri ngjarjesh të rënda, përfshirë kaosin e krijuar në kanalin e Suezit dhe përplasjen e dy trenave që mori 32 jetë njerëzish. Për disa këto janë të ngjashme me mallkimin e një faraoni të famshëm.
Fatkeqësitë kanë nisur që në momentin që u njoftua se 22 mumje do të transferohen në një muze të ri, mes të cilave është dhe ajo e Ramsesit të II-të, të konsideruar si faraoni më i fuqishëm. Bllokimi i çuditshëm i anijes gjigande, “Ever Given” në kanalin e Suezit ndodhi fill pasi u përhap lajmi i transferimit dhe për një javë, rruga e rëndësishme detare u bë e pakalueshme në të dy drejtimet.
Të premten, përplasja e dy trenave të pasagjerëve solli dhjetëra të vdekur e të plagosur në Tahta. Ditën pasuese, një bllok apartamentesh u shemb papritur duke shkaktuar vdekjen e 18 personave të tjerë. Kjo është arsyeja përse shumë përdorues të rrjeteve sociale mendojnë se bëhet fjala për një mallkim të shkuar mbi varrin e faraonit.
”Vdekja do të vijë me krahë të shpejtë për ata që shqetësojnë paqen e mbretit”, shkruan ”Arab News”. Fansat nxituan ta lidhin legjendën dhe transferimin e mumieve të planifikuar në 3 prill me fatkeqësitë e këtyre ditëve. Sipas tyre, mallkimi mund ti sjellë sëmundjen apo edhe vdekjen atyre që shqetësojnë mumiet e lashta, sidomos atë të një njeriu kaq të fuqishëm si Ramsesi i dytë.