Kancelari austriak akuza Erdoganit: Refugjatët po i përdor si armë ndaj BE, të bashkohemi me Greqinë

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka akuzuar presidentin turk Erdogan se hapi dyert për refugjatët duke i përdorur ata si armë apo presion kundër Bashkimit Europian.

Në Vjenë Kurz u shpreh për gazetarët se kriza me refugjatët në kufirin greko- turk nuk është një aksident por diçka e organizuar nga Presidenti turk Erdogan.

Ndërkohë ai bëri thirrje që vendet e BE duhet të bëhen bashkë me Greqinë për të mbrojtur kufijtë e BE si dhe për të siguruar ndihmë humanitare.

SHKARKO APP