Kancelarja Merkel bën testin e koronavirusit, në pritje të rezultatit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus, tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Merkel është vendosur në vetizolim të dielën, pasi ka vizituar një mjek të infektuar me koronavirus.

“Kancelarja ndjehet mirë”, tha Seibert gjatë konferencës së rregullt për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nuk dha detaje se kur pritet rezultati i testit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjermania ka mbi 26,220 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 86 pacientë kanë vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?