Kandidat i republikanëve për president, Pence viziton Ukrainën

Placeholder Image

Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i Trump ka bërë një udhëtim të paparalajmëruar në Ukrainë ditën e sotme. Pence bëhet kandidati i parë i republikanëve që viziton Ukrainën. Sipas asaj që raporton NBC, Pence u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij.

“Por të vish këtu si qytetar privat, të kesh mundësi që të shohësh personalisht heroizimin e ushtarëve ukrainas që mbajnë radhën në pyje, të shohësh heroizmin e njerëzve këtu në Irpin, të cilët zmbrapsën ushtrinë rusë.

Të shohësh familjet e atyre që u bombarduan shtëpitë, thjesht më shton vendosmërinë për të bërë pjesën time, për të vazhduar thirrjen për mbështetje të fortë amerikane për miqtë dhe aleatët tanë ukrainas”,-tha Pence.

SHKARKO APP