Kandidat i Trump për zv/president, Vance flet për lu*të tregtare: Europa të zgjohet, ose Amerika…
Zgjedhja e JD Vance si kandidat për zv.president nga Donald Trump, ka shtuar edhe më shumë pasiguritë e politikanëve dhe diplomatëve europian. Një kritik i zëshëm i ndihmave në Ukrainë, Vance deklaroi gjatë konferencës së sigurisë në Mynih të këtij viti, tha se Europa duhet të zgjohet pasi SHBA të devijojë fokusin e vet tek Azia lindore. ”Mburoja e sigurisë amerikane ka lejuar atrofizimin e sigurisë europiane”.
Disa ditë para nisjes së luftës ruse në shkurt të 2022, Vance tha në një podcast se nuk i interesonte ajo që ndodhte në këtë vend. Ai po ashtu ka pasur një rol kyç në shtyrjen e paketës së ndihmave prej 60 miliardë dollarësh në kongres. Por ndërsa Zelenski ka thënë se do të jetë në gjendje të gjejë gjuhën e përbashkët me Trump, ne rastin se vjen në Shtëpinë e Bardhë, pyetja që ngrihet është në çfarë përmase, Vance do të ndikojë në vendimet e shefit të tij.
Një diplomat i BE tha se pas 4 vitesh udhëheqje të Trump, askush nuk ishte më naiv. ”Ne e kuptojmë se çfarë nënkupton nëse Trump rikthehet si president për një mandat të dytë, pavarësisht se kush është kandidati i tij për zv.president”.