Kandidati më i vjetër për deputet është 95-vjeç
Në Koraci do të mbahet zgjedhjet parlamentare dhe kandidati më i vjetër për mandatin e deputetit është 95-vjeç dhe më i riu 18 vjeç, Në të gjitha listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të prillit janë gjithsej 2302 kandidatë, që do të thotë se për një mandat deputeti janë 15.2 kandidatë.
Meshkujt janë më të përfaqësuar se femrat, raporti është 58 me 42 për qind. Nga zgjedhjet në zgjedhje, kandidatët për deputetë po rriten. Në këto zgjedhje mosha mesatare e kandidatëve është 50.7 vjeç dhe janë më të vjetrit në katër ciklet e fundit zgjedhore.
Për zgjedhjet në 10 njësi në Kroaci dhe në njësinë e 11-të, në të cilën voton diaspora kroate dhe pjesë e saj është e gjithë bota, në garë zgjedhore janë 165 lista të vlefshme. Janë 163 anëtarë partie ose koalicioni, dhe vetëm dy të pavarur: Damir-Kristijan Rogina dhe Viktor Šimunić.
Numri i listave të pranuara është më i ulëti që nga zgjedhjet e vitit 2015, kur ishin 166, në zgjedhjet e vitit pas 177, dhe 192 ishin në zgjedhje gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020. Kroacia ka 12 njësi zgjedhore dhe në të 12-tën zgjidhen përfaqësuesit e partive minoritare.