Kandidati për kryeministër në Itali: Po fituam, largojmë 500 mijë emigrantë

Karta e nacionalizmit dhe e luftes kunder emigranteve po dominon dhe fushaten zgjedhore ne vendin fqinj Itali, ku Shqiperia ka nje numer shume te madh qytetaresh te saj.

Italia është përfshirë gjatë kohëve të fundit nga një debat i madh politik, i cili po i shërben përgatitjeve për zgjedhjet e 4 marsit. Partitë atje tashmë kanë ndezur motorët për të arritur rezultate pozitive dhe për të fituar të drejtën që të qeverisin vendin në mandatin e ardhshëm.

Edhe “Lidhja e Veriut” e ka shpallur kandidatin e saj për kryeministër, i cili është Matteo Salvini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në programin e saj elektoral, ajo ka nënvizuar edhe temën e emigrantëve, për të cilët thotë se nëse fiton, do të ketë masa të ashpra. Duke synuar që të vërë nën kontroll kufijtë detarë dhe tokësorë të Italisë, “Lidhja e Veriut” premton të ndjekë politika të rrepta për emigrantët klandestinë që mbërrijnë në shtetin fqinj të Shqipërisë, shkruan shqiptarja.com

Swiss Digital Mobile Reklama

“Synojmë të largojmë gjysmë milionë emigrantë të parregullt, të cilët aktualisht jetojnë në Itali. Këtë do e bëjmë duke ndjekur të gjitha rregullat normative”, ka thënë Salvini. Ai e argumenton këtë nismë me faktin se italianët nuk janë racistë, por pasojat e emigracionit të pakontrolluar janë të mëdha.

Sipas tij, nuk është e drejtë që të huajt të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në vend, kur miliona italianë janë në vështirësi ekonomike. Një tjetër shqetësim për Salvinin dhe “Lidhjen e Veriut” është se emigracioni po zhduk kulturën italiane.

Shumë forca politike në Itali, e akuzojnë Matteo Salvinin, se të gjitha këto janë justifikime dhe se ai dhe partia e tij, kanë ndjenja të forta raciste. Nëse premtimet e “Lidhjes së Veriut” bëhen realitet, atëherë kjo gjë do të ndikojë negativisht edhe tek shumë shqiptarë të cilët Italinë, e kanë atdheun e dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?