Kandidatja për presidente, Marine Le Pen: Macron është ekstremist
Kandidatja për presidente e Francës, Marine Le Pen, akuzon rivalin e saj Emmanuel Macron si autoritar dhe ekstremist.
“Kjo më bën të buzëqesh sepse nuk kemi pasur kurrë një president që ka treguar më shumë shenja autoritarizmi se Emmanuel Macron. Ai është figura e represionit brutal në të gjitha protestat, jo vetëm me ”jelekët e verdhë”, por edhe me protestat e zjarrfikësve. Ai ishte njeriu që vendosi policët kundër zjarrfikësve, ky është realiteti.
Më lejoni t’u kujtoj se Franca zë vendin e 34-të për sa i përket lirisë së shtypit në renditjen e Reporterëve pa Kufij, pas Ganës dhe Uruguait”.
Gjatë intervistës, Le Pen përsëriti idenë e saj për mundësinë e organizimit të një referendum publik për rikthimin e dënimit me vdekje. Ajo më herët kishte thënë se personalisht do të votonte kundër një hapi të tillë.