Kanë metalin më të shtrenjtë se ari, shtohen rastet e vjedhjeve të makinave
Metali që disa marmita përmbajnë sot vlen 20 herë më shumë se ari. Kjo gjë ka sjellë dhe rritjen e numrit të vjedhjeve të makinave në Angli.
Sipas “Daily Mail” rodiumi i përdorur tek konvertuesit katalitikë, nga 750 paund që vlente në 2014-tën, sot shkon në 20 mijë paund një ons.
Paladiumi, metali tjetër i gjendur po te këto marmita, është 1.688 paundë për ons, çka i bën të dy ata më të shtrenjtë se floriri që shitet për 1,230 paundë per një ons ose 31,1 gramë.
Me vjedhjet e tyre, bandat mund të bëjnë miliona çdo vit. Çmontimi nuk zgjat veçse pak minuta dhe zakonisht për goditje të tilla veprojnë në grup.
Grabitësit e parkojnë makinën shumë pranë asaj që kanë shënjestruar dhe presin momentin kur në rrugë nuk ka njeri.
Një rast i regjistruar nga një kamera sigurie në Hurley, Ëarks tregon se çmontimin arrijnë ta bëjnë vetëm për dy minuta.
Një punonjës në një garazh thotë se: kanë pasur disa klientë në ditë që i kanë sjellë makinat sepse i kishin marrë marmitën. Aq shumë vidhen sa nuk përballojmë dot kërkesën e nuk arrijmë t`ia dorëzojmë aq shpejt sa ç’i kërkojnë.