Kaos në Bejrut, 7 mijë protestues ”futen” në godinat e Qeverisë: Ikni, jeni vrasës (VIDEO)

Edhe pse ende në zi për viktimat e shpërthimit të së martës, në Bejrut nuk ka qetësi. 7000 qytetarë libanezë u mblodhën në sheshin e dëshmorëve për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria ka reaguar ndaj shpërthimit shkatërrues. Protestuesit brohorisnin “poshtë regjimi” dhe mbanin postera në duar në të cilin shkruhej “Ikni, ju jeni të gjithë vrasës”. Ata hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Parlamentit dhe policia u detyrua të hidhte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata. Protesta ka pasur edhe te Ministria e Jashtme, teksa një numër i madh prej tyre kanë arritur të futen brenda godinës.

SHKARKO APP